Skuadra e Ballkanit ka shkruar historinë, pasi ka arritur të kualifikohet në fazën “Play-off” në kompeticionin e Ligës së Konferencës.
Në këtë fazë, Ballkani do të përballet me Shkupin, ku një prej skuadrave shqiptare do të luajë në fazën e grupeve.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Ilir Daja, mposhti përmes gjuajtjes së penalltive skuadrën nga Ishujt Faroe, Klaksvik me rezultatin 3-4 për dardanët.
90 minutat përfunduan me rezultatin 2-1 për vendasit dhe ndeshja shkoi në shtesë, pasi Ballkani kishte triumfuar 3-2 në ndeshjen e parë në Kosovë.
Koha shtesë nuk solli ndryshim të rezultatit, ndërsa Ballkani bëhet skuadra e parë në historinë e Kosovës që arrin fazën “Play-off” të një kompeticioni europian.