Friday, November 22, 2024

‘Sulm kibernetik nga jashtë Shqipërisë’, AKSHI bllokon shërbimet online

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik.

Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë të mbyllura deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.

Ky institucion bën thirrje për qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë, të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare.

Ekipi i Microsoft, i Jones Group International dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën Teknologjisë së Informacionit po punojnë për të mos lejuar që sulmi kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë