Monday, June 30, 2025

Një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, sipas Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, pas katër shteteve që e bënë diçka të tillë muaj më parë.

Deklaratën, Vuçiç e dha këtë të mërkurë para gazetarëve në Beograd, shkruan Euronews Serbia.

Megjithatë, kreu i shtetit serb nuk e bëri të ditur emrin e këtij shteti.

“Më lejoni t’ju informoj se ne kemi një shtet të pestë që e tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës, nuk do t’ua lehtësojmë asgjë, ne po bëjmë punën tonë, ne duam të flasim për kompromise, jo për duke e detyruar Serbinë dhe duke e hedhur vendin tonë në shkëmb”, theksoi ai.

Pak muaj më parë, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç tha se i ka dorëzuar presidentit Aleksandër Vuçiç, notat diplomatike të katër vendeve që tërhoqën njohjen e Kosovës.

Selakoviç u shpreh asokohe se shërbimet e inteligjencës së Serbisë kanë mësuar se së paku dy shtete të mëdha po punojnë për t’i ofruar mbështetje serioze logjistike Prishtinës në fushatën për njohje të reja, si dhe për të ndalur fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë