Saturday, July 27, 2024

“21 Janari plagë dhimbjeje”, Ulsi Manja: Vendimi i Strasburgut i hapi rrugë drejtësisë. Epoka e pandëshkueshmërisë i përket një epoke tjetër

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se 21 Janari mbetet një plagë dhimbjeje për socialistët.

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Manja u shpreh se vendimi i Strasburgut për këtë çështje, i hapi rrugë drejtësisë.

Sipas Manjës, epoka e pandëshkueshmërisë i përket një epoke tjetër.

“Për ne, 21 janari është plagë dhimbjeje, por në këtë Kongres jemi pak më të lehtësuar, pasi vendimi i Gjykatës Evropiane të Strasburgut, i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën. Na mbush me shpresë. Jo më kot, paneli i këtij kongresi nis me drejtësinë. Me ardhjen në pushtet, ne u premtuam shqiptarëve një drejtësi të pavarur. Votën plebishitare të 2013, ne socialistët shqiptarë e farkëtuam përmes një përpjekjeje historike, për t’i dhënë Shqipërisë drejtësinë që nuk e ka pasur që nga themelimi i shtetit në vitin 1912.

Drejtësia e re përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar vettingun. Reforma e ka përmbushur plotësisht reformën e saj, me institucionet e reja të drejtësisë, po japin rezultate të prekshme për çdo qytetar shqiptar. Drejtësi me standarde është një drejtësi me prova e fakte. Sot, Shqipëria është bërë një partner i besuar në luftën ndaj krimit, epoka e pandëshkueshmërisë i përket një epoke tjetër. Mbështetja jonë ndër vite është shfaqur haptazi, dyfishim i buxhetit të shtetit në 7 vjet. Do të mbetemi të gatshëm të plotësojmë çdo nevojë të sistemit të drejtësisë”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë