Saturday, May 25, 2024

Zgjerohet fasha e përfituesve të kompensimit për pagën minimale, sektorët që shtohen

Rritet numri i punonjësve në bizneset e manifakturës, bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve që do të përfitojnë kompensimin prej 1,674 lekësh për shkak të rritjes së pagës minimale.

Me hyrjen në fuqi nga 1 Prilli të pagës minimale prej 40,000 lekësh për të zbutur efektet e ndryshimit, qeveria miratoi edhe vendimin për shpërndarje të kompensimit me vlerë 1,674 lekë për çdo të punësuar me pagë minimale në sektorët e manifakturës, bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve. Përfitues të kompensimit ishin vetëm punonjësit me pagë bruto deri në 34,000 lekë në muaj.

Kjo masë, sipas Pro Eksport Albania (PEA) favorizoi një numër të ulët në sektorin e manifakturës. Numri i përfituesve ishte 1,900 punëtorë.  Për këtë arsye me kërkesë dhe insistim të PEA, u arrit që kjo fashë të bëhej nga 34,000 në 40,000 lekë.

“Pra të gjithë ata subjekte prodhuese që në borderonë e dhjetorit 2022 kanë pasur punëtorë që paguhen deri në 40,000 lek pagë bruto, punëdhënësve qeveria do u kompensojë 1,674 lekë për person për të zbutur efektin e rritje së pagë minimale”, pohon Proeksport Albania.

Në shkallë vendi nga 1 prill paga minimale u rrit 6,000 lekë, duke shkuar në nivelin e 40,000 lekëve.

Aplikimet nëpërmjet e-Albania për përfitimin e kompensimit nisën nga 2 Maji. Afati i kërkesës sipas udhëzimit që u botua nga Ministria e Financave duhet të dorëzohet jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare te Punësimit dhe Aftësimit (AKPA) është përgjegjëse për ndjekjen e procesit të aplikimit dhe subvencionimin e kategorive të biznesit që janë të përcaktuara në VLKM dhe udhëzim.

Udhëzimi gjithashtu përcaktonte se shuma totale për çdo kompensim për çdo muaj do të bazohet në numrin e punonjësve, në masën 1,674 lekë për çdo punonjës e llogaritur në referencë edhe të periudhës kontributeve të muajit dhjetor 2022.

Aplikuesit nuk duhet të kenë detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore, gjoba të papaguara apo janë në proces falimentimi në të kundërt kërkesa e tyre do të refuzohet./Monitor

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë