Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se një marrëveshje për mineralet me Shtetet e Bashkuara është “gati” për t’u nënshkruar pavarësisht nga përplasja e tij publike me Presidentin e SHBA Donald Trump.
Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen, e cila dështoi pas përplasjes me Trump të premten.
“Duhet të jemi të hapur. Ukraina nuk është vendi më i madh në botë, por të gjithë mund të shohin se si lufton për pavarësinë dhe lirinë e saj. Ne besojmë në ndihmën e Shteteve të Bashkuara pa dyshim”, theksoi Zelensky.