Tuesday, March 19, 2024

VIDEO | Me shpejtësi marramendëse, momenti kur “Audi A8” çan barrierat dhe përfundon në autostradë

Konfidenciale ka siguruar videon nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në rrethrrotullimin e Saukut, në afërsi të TEG-ut.

Siç shihet nga pamjet, drejtuesi i automjetit tip “Audi A8”, 20-vjeçari Klevis Ruçaj vjen me shpejtësi në rrethrrotullim dhe për pak sa nuk përplas një automjet tjetër që kaloi pranë.

Për shkak të shpejtësisë së lartë, i riu nuk ka marrë kthesën në rrethrrotullim, por ka vazhduar drejt duke çarë barrierat dhe duke përfunduar në autostradë.

Gjatë rënies në autostradë, e cila ndodhet poshtë rrethrrotullimit, “Audi A8” ka goditur dhe një automjet tjetër tip “Hunday”.

Nga aksidenti, humbën jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç dhe dy vazjat që ishin pasagjere, Erisilda Abedini 22 vjeçe si dhe Sikela Perroj 23 vjeçe.

Nga kqyrja e regjistrit të gjobave, rezulton se 20-vjeçari i cili është pajisur me patentë në vitin 2021, ka një sërë shkeljesh rrugore për shpejtësi dhe për përdorim të telefonit gjatë dejtimit të mjetit, si dhe gara në rrugë të qendrave urbane.

Drejtuesi i automjetit me targë AB 008 MJ, shtetasi me iniciale K. R, vjeç i pajisur me leje drejtimi të kategorise “B”, prej 1 viti, rezulton se është ndëshkuar nga shërbimet e policisë rrugore 5 here për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë