Ambasadorja e Izraelit në Britaninë e Madhe, Tzipi Hotovely, ka paralajmëruar se operacioni kundër Hamasit do të jetë i ndërlikuar.
Ajo tha për Sky News: “Hamasi përdori të gjithë ndihmat humanitare që shkuan në Gaza në vitet e fundit për të ndërtuar këtë qytet tunel nëntokësor.
“Çdo tunel kushtoi 3 milion dollarë- gjithsej, Izraeli ekspozoi mbi 30 tunele. 100 milion dollarë ndihma humanitare mund të ishin furnizuar për popullin e Gazës – por jo, Hamasi krijoi këtë makinë lufte, këtë nëntokë të tmerrshme.”
Hotovely vazhdoi të pretendonte se mbështetja financiare nga komuniteti ndërkombëtar ishte përdorur dhe abuzuar.