Saturday, September 7, 2024

Udhëheqësi i grushtit të shtetit në Gabon betohet si president

Udhëheqësi i grushtit të shtetit në Gabon, gjenerali Brice Nguema është betuar të hënën si president i përkohshëm.

Nguema është zotuar se do t’ua kthejë pushtetin civilëve pas zgjedhjeve “të lira, transparente”, shkruan BBC.

Megjithatë, pas betimit si president, ai nuk dha një datë për përfundimin e sundimit ushtarak.

Gjenerali Brice Nguema udhëhoqi grushtin e shtetit të së mërkurës së kaluar kundër Ali Bongo, duke rrëzuar presidentin menjëherë pasi ai u shpall fitues i një zgjedhjeje të diskutueshme.

Grushti i shtetit u mirëprit nga një pjesë e madhe njerëzish të etur për ndryshim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë