Saturday, September 7, 2024

U lind në bodrum dhe u braktis nga nëna/ Foshnja e porsalindur ndërron jetë në maternitet

Duhet të ishte vendi ku duhet të vinte në jetë, por nuk ndodhi kështu. Foshnja e porsalindur, i cili u gjet i braktisur mesditën e së mërkurës në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa u konfirmua nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot  edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan ministri Balla në Facebook.

Këtë të enjte, u arrestua nëna e cila braktisi foshnjen. Sipas nenit 124, “braktisja e fëmijëve të mitur”, kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Para grupit hetimor ajo ka thënë se veprimin e ka kryer pasi nuk e mbante dot dhe nuk kujdesej dot për djalin e saj të porsalindur. Mes të tjerash, ajo ka deklaruar se i vinte turp që të lindë fëmijën në maternitet dhe më pas ta linte aty dhe si zgjidhje ka parë mundësinë për ta braktisur në garazhin e pallatit në Yzberisht.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë