Thursday, September 4, 2025

Trump: Putin pret telefonatën time pas takimit me Zelensky

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se homologu rus, Vladimir Putin pret telefonatën e tij, pas përfundimit të takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Para gazetarëve, në Zyrën Ovale me Zelensky, Trump u shpreh se nëse nuk ka takim tre palësh bashkë me Putin, lufta do të vazhdojë.

“Kemi njerëz që presin në një dhomë tjetër tani. Ata janë të gjithë këtu nga Evropa – njerëzit më të mëdhenj në Evropë dhe duan të ofrojnë mbrojtje. Ata ndihen shumë të vendosur për këtë dhe ne do t’i ndihmojmë me këtë. Mendoj se është shumë e rëndësishme. Mendoj se është shumë e rëndësishme që marrëveshja të arrihet. Ne folëm, do kemi edhe një telefonatë pas këtyre takimeve sot dhe mund të kemi takim trepalësh. Nëse nuk ndodh, do të vazhdojë lufta. Ai po pret telefonatën time pas këtij takimi”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë