Duke folur në përfundim të takimit të republikanëve, Donald Trump iu referua sugjerimeve se ai mund të përpiqet të kandidojë sërish, pavarësisht kufizimit me dy mandate që ekziston për presidentët.
“Dyshoj se do të kandidoj përsëri, përveç nëse thoni, ‘ai është aq i mirë, duhet të ndryshojmë diçka”, tha ai.
Komentet u pritën me të qeshura gjersa shtoi se “njerëzit që po largohen tani në fund të sallës do të shkruajnë se unë thashë kështu”, shkruan Sky News.
Ai foli për krenarinë që ndjen për fitoren me një diferencë kaq të madhe.
“Është mirë të fitosh. Gjithmonë është mirë të fitosh”, tha 78-vjeçari.