Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të shumta me deklaratat e fundit lidhur me një mundësi të pazakontë: bashkimin e Kanadasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shteti i 51-të.
Në një mesazh të publikuar në platformën Truth Social, 78-vjeçari ka ngritur një çështje ekonomike dhe strategjike që, sipas tij, meriton vëmendje serioze.
“Askush nuk mund të përgjigjet pse ne subvencionojmë Kanadanë me mbi 100 milionë dollarë në vit? Nuk ka kuptim! Shumë kanadezë duan që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të. Ata do të kursenin shumë në taksa dhe mbrojtje ushtarake. Mendoj se është një ide e shkëlqyer. Shteti i 51-të!!!”, ka shkruar Trump në platformën e tij, Truth Social.