Presidenti amerikan Joe Biden i tha të mërkurën Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump se ai pret një “tranzicion të qetë” në janar.
“Epo, zoti President i zgjedhur, ish-president, Donald”, tha Biden ndërsa Trump u ul pranë tij në Zyrën Ovale. “Urime.” Më pas të dy liderët shtrënguan duart, shkruan CNN.
Trump u përgjigj: “Politika është e ashpër dhe, në shumë raste, nuk është një botë shumë e bukur, por është një botë e bukur sot, dhe unë e vlerësoj shumë atë.”
Biden e priti Trump për një vizitë në Zyrën Ovale që është pjesë tradicionale e dorëzimit paqësor të pushtetit, një ritual në të cilin vetë Trump nuk pranoi të merrte pjesë katër vjet më parë.