Sunday, September 8, 2024

Sveçla publikon tjetër dokument: Ushtria e Serbisë i ka dhënë granata grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçka ka publikuar një tjetër dokument, ku sipas tij, faktohet lidhja zyrtare mes Serbisë dhe grupit terrorist serb që sulmoi Policinë e Kosovës, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla publikoi dokumentin ku vërtetohet se ushtria e Serbisë i ka dhënë granata grupit terrorist.

Sipas Sveçlës, këto janë fakte e dokumente të pakontestueshme se Serbia mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht dhe logjistikisht.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit. Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, shkruan Sveçla në Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë