Tuesday, December 3, 2024

SKY ECC, SPAK detaje për operacionin: Grupi i Suel Çelës trafikim narkotikësh nga vendet e Amerikës Latine

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nxjerrë një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar të hënën, caktuar në total masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e një organizate kriminale, një ish zyrtar i lartë policie, një ish gjyqtar, një avokat dhe dy gazetarë.

SPAK ka dokumentuar dhe ndjekur penalisht një organizatë të mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine.

Ky hetim i bazuar në  komunikimet e koduara  SKY/ECC dhe në veprimet të tjera hetimore vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë.

Sipas SPAK, Suel Çela, është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave.

Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë