Monday, June 30, 2025

Shtetases në Bilisht i digjet makina për herë të dytë, kishte konflikt me policinë

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në qytetin e Bilishtit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se automjeti është në pronësi të shtetases Deizi Arapi.

“Më datë 25.09.2022, rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arapi është bërë e njohur herën e fundit për konfliktin me policinë e këtij qyteti, ku edhe me pas u arrestua nga forcat e komisariatit.

Kjo është hera e dytë që Arapit i digjet makina në derën e shtëpisë.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, por nuk përjashtohet mundësia e konflikteve të kësaj shtetase.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë