Shefi i Hamasit zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Iranit, përpara se të kryejë një udhëtim në Egjipt për diskutime të mëtejshme mbi një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve.
Ismail Haniyeh u fotografua duke shtrënguar duart dhe duke qeshur me Hossein Amir-Abdollahian në Doha të Katarit, shkruan Sky News.
Haniyeh do të udhëtojë për në Egjipt në orët e ardhshme, me bisedimet për një marrëveshje të re deri diku në bllokim pas disa përparimeve fillestare.
Disa udhëheqës të lartë të Hamasit jetojnë në Katar, ndërsa Yahya Sinwar i drejton operacionet e tij brenda vetë Gazës.
Iran’s Foreign Minister @Amirabdolahian met Hamas chief Ismail Haniyeh during his visit to Doha. pic.twitter.com/TjBTbpv0lm
— Iran International English (@IranIntl_En) December 20, 2023