Sunday, September 8, 2024

SHBA: Serbia po largon trupat nga kufiri me Kosovën

“Serbia ka filluar tërheqjen e trupave nga kufiri i Kosovës pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan për një rritje të paprecedentë”.

Kështu u shpreh në një deklaratë të martën Shtëpia e Bardhë, përmes zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Ne i kemi parë ata të fillojnë t’i largojnë ato forca dhe kjo është një gjë e mirë,” tha Kirby në një konferencë.

Ditën e djeshme, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur ta vërtetojnë se Serbia i ka tërhequr trupat dhe mjetet ushtarake nga kufiri me Kosovën.

Ai theksoi se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar për rritjen e vazhdueshme të tensioneve dhe dhunës së herëpashershme në veri të Kosovës.

Në fshatin Basnjkë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë efektivin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë