Friday, March 14, 2025

SHBA-ja mbështet SPAK-un: Reforma në drejtësi në Shqipëri po jep rezultate

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën mbështetjen për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe reformën në drejtësi në Shqipëri.

Ndihmëssekretari i Departamentit të shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroazisë, Jim O’Brien, u takua me prokurorët e SPAK-ut, të cilët prej disa ditësh ndodhen në SHBA në një vizitë studimore ku do të takohen me zyrtarë të lartë amerikanë., shkruan REL.

Përmes një postimi në platformën X, O’Brien theksoi se reforma në drejtësi në Shqipëri po jep rezultate dhe duhet të jetë e qartë se askush nuk është mbi ligjin.

“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin”, shkroi O’Brien.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë