Saturday, June 28, 2025

Përplasje e përgjakshme në Greqi, një i vdekur dhe 7 të plagosur (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 7 të tjerëve, mes të cilëve 6 prej tyre ishin policë të forcave DIAS. Ngjarja tronditëse ndodhi mbrëmjen e së premtes (22 tetor).

Mediat greke njoftojnë se sipas burimeve policore, efektivët i kanë bërë sinjal shoferit të një makine, i cili ndodhej brenda me dy persona të tjerë, të ndalonte për kontroll. Por, drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar urdhrin për të ndaluar, duke i dhënë gaz makinës për t’u larguar.

Si rrjedhojë ka nisur një përndjekje nga ana e policisë që përfundoi në rrugën “Eldidos”. Në momentin e ndalimit në këtë zonë, drejtuesi i makinës përplasi një nga motorët e policisë, duke bërë që këta të fundit të qëllojnë me armë.

Njëri nga tre pasagjerët që ndodheshin në automjet humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur bashkë me 6 policët e DIAS.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë