Thursday, November 21, 2024

“Nuk dorëzohemi para terrorizmit”/ Netanyahu: Do i kthejmë pengjet në shtëpi, të gjallë e të vdekur

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli nuk dorëzohet para terrorizmit.

Netanyahu deklaroi se forcat izraelite po vepronin me kreativitet dhe me guxim për të shpëtuar pengjet në Gaza.

“Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Ne nuk do të heqim dorë derisa të përfundojmë misionin dhe të kthejmë në shtëpi të gjithë pengjet – të gjallë dhe të vdekur”, tha Netanyahu.

Më herët, ushtria izraelite njoftoi se kishte shpëtuar katër pengje nga Nuseirat, të cilët ishin marrë gjatë festivalit muzikor Nova më 7 tetor.

Konflikti mes dy palëve ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

Një pjesë e pengjeve janë liruar në kuadër të një armëpushimi njëjavor në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa disa besohet edhe që kanë vdekur.

Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë