Monday, March 18, 2024

Ministri Sveçla i shkon në zyrë kryetarit të ri të Leposaviçit: Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka shkuar në zyrë kryetarit të ri të komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla u shpreh se i uroi punë të mbarë kryetarit të ri dhe se i uroi mbështetjen në ushtrimin e funksionit të tij.

Ndër të tjera, Sveçla theksoi se të gjithë së bashku do t’i kalojnë këto sfida dhe shtoi se do të vijojë angazhimi për të mirën e qytetarëve.

“Sot pata nderin të pritem në zyren e tij nga Lulzim Hetemi, Kryetari Komunës së Leposaviçit. I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës. Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat e do të vazhdojmë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”, shkruan Sveçla në Facebook.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë