Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për ish kryeministrin Sali Berisha.
Sot nuk do të ketë vendimmarrje në lidhje me çështjen e Berishës.
Trupa kushtetuese shqyrton dosjen e Berishës, që kundërshton masën e parë ndaj tij, atë të “detyrimit me paraqitje”, që ai e refuzoi ta zbatojë, me argumentin se ishte anti-kushtetuese, pa kaluar më parë në autorizimin e Parlamentit.
Seanca në Kushtetuese është në bazë dokumentesh, cka do të thotë që seanca me akimim individual, është me dyer të mbyllura dhe pa prezencën as të avokatit të tij, Genc Gjokutaj.