Tuesday, March 19, 2024

Irani ndërton raketën balistike hipersonike, depërton në çdo sistem mbrojtjeje

Komandanti i hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare Iraniane, Amir Ali Hajizadeh deklaroi se në vend është ndërtuar një raketë balistike hipersonike.

Raketa, është e aftë për të depërtuar në të gjitha sistemet e mbrojtjes, shkruan Reuters.

“Kjo raketë ka një shpejtësi të lartë dhe mund të manovrojë brenda dhe jashtë atmosferës. Ajo do të synojë sistemet e avancuara anti-raketë të armikut”, u shpreh ai.

Njoftimi vjen disa ditë pasi Irani pranoi se ka dërguar dronë në Rusi, por e mohoi se këtë e ka bërë që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Ndryshe nga raketat balistike, raketat hipersonike fluturojnë në një trajektore të ulët në atmosferë, duke arritur potencialisht objektivat më shpejt.

Testimi i raketës hipersonike nga Koreja e Veriut vitin e kaluar ngjalli shqetësime rreth një gare për të blerë teknologjinë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë