Sunday, February 25, 2024

I vendosi veton rezolutës për armëpushim në Gaza, SHBA do t’i shesë Izraelit predha tankesh me vlerë mbi 100 milionë dollarë

Ushtria amerikane do t’i shesë Izraelit predha tankesh me vlerë 106.5 milionë dollarë, pasi administrata Biden përdori autoritetin e saj të emergjencës.

Kështu u shpreh Pentagoni përmes një deklarate, shkruan Sky News.

Rreth 14,000 predha tankesh do t’i shiten Izraelit pa shqyrtim nga Kongresi.

Kjo vjen pasi SHBA-ja vuri veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza – pavarësisht se propozimi u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Nga 15 anëtarët e këshillit, 13 votuan pro rezolutës. SHBA ishte i vetmi vend që e bllokoi atë, ndërsa Britania e Madhe abstenoi.

Shtetet e Bashkuara kishin sinjalizuar më parë mosmiratimin e draft tekstit. SHBA i ka rezistuar vazhdimisht thirrjeve për një “armëpushim”, duke theksuar të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë