Friday, November 22, 2024

Gjenden trupat e pajetë babë e bir në Malësinë e Madhe

Pas 16 orësh kërkime janë gjetur trupat babë e bir, të cilët u rrëmbyen nga rrjedha e ujit të përroit teksa ndodheshin në automjetin e tyre në Shkrel të Shkodrës, ditën e djeshme.

Pas ndërprerjes mbrëmjen e djeshme, kërkimet rinisën sërish mëngjesin e sotëm nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër dhe u bë e mundur gjetja e trupave në Bogë.

Aktualisht, po punohet për të bërë të mundur nxerrjen dhe transportimin e tyre.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Pjetër Rushaj dhe djalin e tij, që ndodhej brenda automjetit që mori përpara rrjedha e ujit të përroit mesditën e së dielës.

Brenda makinës ndodhej dhe vajza e Rushajt, por kjo e fundit ka arritur të shpëtojë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, ku qyteti më problematik aktualisht mbetet Shkodra.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë