Ish-anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli shpalli ditën e djeshme kandidaturën e tij për kryetar të Partisë, duke iu bashkuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor.
Kadilli është shprehur se nuk do karrierë personale, por do që të ofrojë një alternativë më të mirë për ringritjen e Partisë Demokratike.
Fatbardh Kadilli: ‘Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD. Basha bën gabim kur mendon të fshihet pas vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata. Nuk e kam mbështetur thirrjen e Kuvendit, pasi nuk është aksioni im politikë, por nëse mblidhet nuk mund të injoroj prezencën e demokratëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin, të dëgjojnë më shumë ”
Kadilli kandidoi për kreun e Partisë Demokratike më 12 qershor, në një garë ku bënte pjesë kryedemorkati Lulzim Basha, Edit Harxhi dhe deputeti Agron Shehaj. Fitues u shpall Basha me mbi 80% të votave.