Elon Musk sfidoi të shtunën shefin ekzekutiv të kompanisë Twitter, Parag Agrawal duke i kërkuar një debat publik rreth përqindjes së llogarive të rreme në platformën e rrjetit social.
“Të dëshmojë para publikut se Twitter-i ka më pak se 5% në ditë përdorues të rremë!”, u shpreh Musk.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla nisi një sondazh duke i pyetur përdoruesit e rrjetit nëse më pak se 5% e përdoruesve të përditshëm në Twitter janë të rremë, shkruan Reuters.
Kompania hodhi poshtë të enjten një pretendim të zotit Musk se ai ishte mashtruar për nënshkrimin e një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.
Musk ngriti një kundërpadi ndaj më 29 korrik, duke përshkallëzuar kështu betejën e tij ligjore kundër kompanisë, lidhur me ofertën e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja për blerjen e Twitter-it.