Friday, May 9, 2025

E pazakontë në Kolumbi, sterilizohen hipopotamët e Pablo Eskobar-it

Një grup hipopotamësh – një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së zotit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar – po sterilizohen. Escobar, i cili u qëllua për vdekje nga policia në 1993, importoi ilegalisht kafshë ekzotike,përfshirë një hipopotam mashkull dhe një femër. Që atëherë këto kafshë janë shumuar duke shkuar në më shumë se 80 të tillë. Për të ndalur riprodhimin e tyre, qeveria kolumbiane deri më tani ka sterilizuar 24 prej tyre me një kimikat që do t’i bëjë ata jopjellorë.

Ambjentalistët kolumbianë thonë se hipopotamët, që besohet të jenë tufa më e madhe jashtë Afrikës, janë specie invazive dhe kanë larguar faunën vendase. Në vend është bërë shumë kanë bërë fushatë që kafshët të vriten ose sterilizohen.

Në vitin 1993, kur autoritetet u futën brenda “Hacienda Nápoles” – prona luksoze e Escobar e vendosur rreth 250 km (155 milje) në veriperëndim të kryeqytetit Bogota – shumica e kafshëve të gjetura atje u shpërndanë në kopshtet zoologjike në të gjithë vendin. Por jo hipopotamët.

Ishte logjistikisht e vështirë për t’i lëvizur, kështu që autoritetet i lanë atje, me siguri duke menduar se kafshët do të vdisnin. Por jo. Pa grabitqarë natyrorë në Amerikën e Jugut, hipopotamët u shumuan në lumin Magdalena.

Escobar, një nga kriminelët më famëkeq të Amerikës së Jugut të të gjitha kohërave, ishte themeluesi i kartelit famëkeq të drogës Medellín në vitet 1980. Në një moment, në kulmin e karrierës së tij,ai mendohej se ishte një nga njerëzit më të pasur në botë.

Marrë nga BBC.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë