Thursday, November 21, 2024

‘Digjet’ raundi i parë për zgjedhjen e Kreut të Shtetit

TIRANË– Sot në orën 16:00 ishte afati i fundi për të dorëzuar propozimet zyrtare për kandidatët për president të Republikës, por asnjë nga palët nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ende nuk ka një emër për t’u hedhur në votim në raundin e parë që do të mbahet në seancën e nesërme në Kuvend, e cila do të mbahet në orën 17:00.

Kjo pasi në Kushtetutë shkruhet qartë se votimi duhet kryer edhe nëse nuk ka kandidatë të propozuar.

Propozimi u bë nga Partia Socialiste dhe po me votat e tyre u miratua data 16 maj, pasi përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në mbledhjen e kaluar. Ndërsa të premten, pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Fatmir Mediu nuk ishte optimist për një emër konkret.

Nga ana tjetër, Shpëtim Idrizi u shpreh se duhej folur me emra, duke kërkuar dhe ai një president politik, ndryshe nga Enkelejd Alibeaj. Prej asnjë prej socialistëve nuk ka dalë ende asnjë emër, edhe pse ata kanë votuar me zarfe për propozimet e tyre, ndërsa opozitarët kanë dalë edhe me emra konkretë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë