Friday, June 27, 2025

Berisha prezanton programin: Janë dashur 3 vite për krijimin e programit madhështor

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se janë dashur 3 vite, për krijimin e programit të kësaj force politike, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga Pallati i Kongreseve, ku u mbajt një tubim për prezantimin e programit, Berisha tha se ky program, është më i miri që ka pasur vendi në 34 vite.

“Ky kuvend është i një rëndësie historike, për Shqipërinë, për shqiptarët, për transformimin e saj, për dekadat që vijnë. Dy ditë, Shqipëria përjeton një festë të vërtetë, përjeton festën e shpresës, festën e optimizmit, festën e dinjitetit, festën e cila është e gjithë energjia e fitores së 11 majit. Sot, ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë. Ndonëse kundërshar politik, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, ose më mirë, projekti i tij është dora për të vjedhur. Kopja mbetet kopje e shëmtuar. Kopja mbetet kopje, nuk shitet, nuk pranohet.

Sot, unë jam këtu për t’i kërkuar çdo qytetari, të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht, u kërkoj shqiptarëve që mbajnë nën vete ëndrrën e largimti nga Shqipëria, të dëgjjonë këtë alternativë që sjell PD, më të rëndësishmen në 34 vite. janë 3 vite të plota për të hartuar projektin e Shqipërisë Madhështore. Atë dita unë mora një vendim, unë nuk rikthehesha për pushtet, as pasuri, as luks. Nuk kam qenë i interesuar për to, as në rininë tim. I jam kthyer betejës për dinjtetin tim”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë