Tuesday, December 3, 2024

Arrestimi i Ilir Metës/ E ngarkuara me punë e SHBA në zyrën e ministrit Hoxha

E ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Takimi i VanHorn me Hoxhën, vjen një ditë pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Ish presidenti Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë