Thursday, March 28, 2024

AMP ngre dy grupe hetimore për ngjarjet ku u përfshinë punonjës të policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ngritur dy grupe të posaçme hetimore për të zbardhur dy ngjarjet e rënda që ndodhën mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku ishin të përfshirë punonjës policie.

Dy grupet, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë do të hetojnë në lidhje me vrasjen e ndodhur brenda komisariatit nr.3, ku 25-vjeçari Ludian Zaimi qëlloi kolegun e tij, 55-vjeçarin Çaush Saliasi i cili ndërroi jetë.

Mes viktimës, i cili shërbente prej 20 vjetësh në polici dhe autorit i cili ishte polic prej 1 viti e gjysmë ka ndodhur një konflikt banal.

Zaimi ka qëlluar të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit dhe është ndaluar nga kolegët teksa dilte nga komisariati.

Ndërsa, një tjetër ngjarje që do hetohet është edhe plagosja e një 55-vjeçarit Murteza Lika në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Llazi Miho”, nga efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyla.

Nga kryerja e testit të alkoolit, efektivi ka rezultuar i dehur në masën 1.045 mg/l, teksa 48-vjeçari kishte 25 vite që shërbente si punonjës policie.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë