Thursday, June 13, 2024

A do të rikandidojë Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në vitin 2024?

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se është “shumë herët” për të marrë vendimin nëse ai do të kandidojë përsëri në vitin 2024.

79-vjeçari ka lënë të hapur mundësinë e mos kandidimit për një mandat tjetër, shkruan CNN.

“Shikoni, qëllimi im, siç thashë në fillim, është që të kandidoj sërish. Por është vetëm një qëllim. Por a do të kandidoj përsëri? Kjo mbetet për t’u parë”, u shpreh ai.

Biden ka thënë vazhdimisht se ai është një “respektues i madh i fatit” dhe se ngjarje të caktuara mund të ndikojnë në vendimmarrjen e tij.

Këshilltarët e Biden presin që ai të diskutojë me familjen e tij gjatë festave të Falenderimeve dhe Krishtlindjeve dhe shpresojnë se ai do të japë vendimin në fillim të vitit të ri.

Megjithatë, kanë lindur dyshime për rikandidimin e tij, pasi vatë Biden ka pranuar më parë  publikisht se është i pavendosur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë