Friday, November 22, 2024

Dritan Abazoviç bëhet i pari kryeministër shqiptar në Malin e Zi

Dritan Abazoviç ka shkruar historinë. Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar me 45 vota qeverinë e re duke emëruar Abazoviçin kryeministër. Ai bëhet i pari shqiptar që merr këtë post në Malin e Zi.

Për zgjedhjen e qeverisë votuan 45 deputetë nga gjithsej 81 sa janë në Parlamentin malazez, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër.

Për kabinetin e Abazoviqit votuan deputetë të partive që përbëjnë Qeverinë nga Lëvizja Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe (SNP), Partia Socialdemokrate (SDP) dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, si dhe deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, i cili nuk ka përfaqësues në Qeveri.

Abazoviç kur prezantoi programin qeverisës u shpreh se qeveria e tij do të jetë e fokusuar te dy elemente: Zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit. Të cilat do të kenë 5 nënçështje: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit, si dhe afirmimi i fëmijëve dhe të rinjve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë