Saturday, December 21, 2024

Tritol biznesit të këngëtarit në Durrës

Një biznesi në pronësi të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, i është vënë tritol.

Ngjarja është regjistruar këtë të mërkurë në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit.

Në butikun e rrobave, të marrë me qira nga shtetasi Bashkim Rajku, është vendosur një sasi lëndë plasëse e cila ka shpërthyer rreth orës 04:24.

Vetëm disa minuta më vonë, Noizy ka dhënë dëshminë e parë përpara bluve të qytetit bregdetar.

Ai ka deklaruar se është konfliktuar shpesh, por momentalisht dyshimet i ka vetëm tek reperi Kleviol Ahmeti i njohur si Cvellio, pasi janë konfliktuar dy ditë më parë.

Nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme të shumta materiale, ndërsa policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë