Home KRYESORE Nis shitja e biletave për ndeshjen mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë

Nis shitja e biletave për ndeshjen mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë

0
64
Biletë për ndeshjen mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë

Shqipëria do të zhvillojë në shtator dy prej ndeshjeve më të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Kombëtarja shqiptare ka mundësi reale për t’u kualifikuar për herë të dytë në një Evropian, pasi pas ndeshjeve të këtij muaji ia doli të “rrëmbejë” vendin e dytë në Grupin E.

Standings provided by Sofascore

“Kuqezinjtë” ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë më 7 shtator, në udhëtim kundër Republikës Çeke, që prin në këtë grup.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Fortuna Arena” të Pragës, teksa sot ka nisur shitja e biletave – ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here