Thursday, March 28, 2024

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, humb jetën 16-vjeçarja

GJIROKASTËR – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e mitur ka ndërruar jetë për shkak të një zjarri në banesën e saj. Mbrëmjen e sotme, në banesën e saj dykatëshe, në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, ra zjarr.

Flakët i kanë shkaktuar vdekjen të i miturës, Krisanthi Ndriço, e cila nuk u mbijetoi dot plagëve të marra nga flakët. 16-vjeçarja mendohet se nuk ka mundur të dalë në kohë nga banesa për shkak të nevojave speciale që kishte në spektrin e autizimit.

Përveç të miturës, edhe kryefamiljari Irakli Ndrico ka mbetur gjithashtu i lënduar por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht mendohet se zjarri nga një mjet ngrohës, por ende versioni nuk është konfirmuar nga grupi hetimor.

Gjithashtu ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Gjirokastër.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë