Friday, March 29, 2024

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti humb thellë, opozita fiton shumicën e komunave

Opozita ka fituar në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosja e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka regjistruar një humbje të thellë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosove. Kjo parti ka mundur të marrë vetëm 4 komuna nga 12 ku pati kandidatë.

LDK merr Prishtinën pas tetë vitesh me Përparim Rama i cili ka mundur të fitojë me 51.07 % të votave ndaj ish ministrit të shëndetësisë Arben Vitia me 48.93%. LDK në këto zgjedhje ka marrë 7 komuna. PDK ka fituar 9 komuna mes tyre Prizrenin , AAK 5 komuna mes tyre Gjakovën dhe Lëvizja Serbska ka fituar 10 komuna.

Pothuajse çdo parti opozitare veç e veç, ka fituar më shumë komuna sesa LVV-ja.

PDK-ja është partia që ka fituar në 9 komuna, duke i marrë LVV-së Mitrovicën e Prizrenit. PDK-ja ka fituar po ashtu në Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skënderaj, Han të Elezit e Ferizaj. Në katër prej këtyre komunave, ka fituar që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke e shmangu balotazhin.

Pas rezultatit më të dobët në historinë e partisë në zgjedhjet parlamentare, LDK-ja arriti të fitojë edhe në Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Pejë e Lipjan. Në këto dy të fundit, pa balotazh.

Edhe AAK-ja ka fituar më shumë komuna sesa LVV-ja. Partia e Ramush Haradinajt fitoi pa balotazh në Suharekë e Deçan, ndërsa sot arriti fitore edhe në Gjakovë, Klinë e Rahovec.

LVV-ja është vetëm para Nismës Socialdemokrate, e cila ka fituar në Malishevë. Në Obiliq, Xhafer Gashi me Iniciativaën Qytetare arriti ta fitojë edhe një mandat.

Nga partitë joshqiptare, Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe, ndërsa partia turke, KDTP, ka fituar në Komunën e Mamushës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë