Wednesday, April 24, 2024

Zelensky: Rusia po mbjell një urrejtje të thellë mes ukrainasve

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi me zemërim Moskën se po mbjell një urrejtje të thellë për Rusinë në mesin e popullit të tij.

Sipas Zelenskyt kjo po ndodh pasi breshëritë e vazhdueshme të artilerisë dhe bombardimet ajrore po i kthejnë qytetet në gërmadha, duke vrarë civilë dhe duke i çuar të tjerët në strehimore.

“Ju po bëni gjithçka që vetë njerëzit tanë të largohen nga gjuha ruse, sepse gjuha ruse tani do të lidhet vetëm me ju, me shpërthimet dhe vrasjet tuaja, me krimet tuaja”, tha Zelensky në një fjalim me video të shtunën vonë.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt duke shkaktuar rrënim dhe shumë vdekje.

Raketat ruse goditën qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, të shtunën, ndërsa presidenti Joe Biden vizitoi Poloninë fqinje, duke shërbyer si një kujtesë se Moska është e gatshme të godasë kudo në Ukrainë, pavarësisht pretendimit të saj se po fokuson ofensivën e saj në lindje të vendit.

Të dielën herët, një erë kimike mbeti ende në ajër ndërsa zjarrfikësit në Lviv spërkatën ujë në një pjesë të djegur të një fabrike nafteje të goditur në sulmin rus.

Një roje sigurie në vend, Prokopiv Yaroslav, tha se pa tre raketa që goditën dhe shkatërruan dy tanke nafte, por askush nuk u lëndua.

“Goditja e dytë më hodhi në tokë,” tha ai.

Sulmet ajrore ruse të njëpasnjëshme tronditën qytetin që është kthyer në një strehë për rreth 200,000 njerëz të cilëve u është dashur të largohen nga vendlindja e tyre. Lviv ishte kursyer kryesisht që nga fillimi i pushtimit, megjithëse raketat goditën një strukturë riparimi avioni pranë aeroportit kryesor një javë më parë./REL

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë