Friday, April 19, 2024

Zelenski: Trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se trupat ruse tashmë kanë filluar betejën për të marrë rajonin e Donbasit.

Sipas BBC, deklarata e tij vjen në vazhdën e paralajmërimeve të bëra më herët nga zyrtarë të tjerë të lartë, se Rusia do të fillonte sulmin e saj në rajonin lindor të hënën.

“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive”, u shpreh Zelenski.

Ndërkohë, 7 persona mbetën të vrarë dhe 11 të tjerë të plagosur në një sulm me raketa në qytetin e Lvivit në perëndim të Ukrainës.

Sipas autoriteteve lokale, tre raketa goditën infrastrukturë ushtarake, ndërsa një tjetër ra në një fabrikë gomash.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë