Friday, March 29, 2024

Zelenski: Rusia po e përdor energjinë për të shantazhuar Europën

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se Rusia po e përdor energjinë për të shantazhuar Europën.

Sipas tij, vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë të mërkurën, tregoi se askush në Europë nuk mund të shpresojë të mbajë bashkëpunim normal ekonomik me Moskën, shkruan BBC.

“Rusia nuk e konsideron vetëm gazin, por çdo tregti si armë. Ajo është vetëm duke pritur momentin kur mund të përdoret një ose një zonë tjetër tregtare,” u shpreh ai.

Zelenski shtoi se Rusia e sheh Europën e bashkuar si një objektiv dhe sa më shpejt të gjitha shtete të bien dakord se nuk mund të varen nga Rusia për tregti, aq më shpejt do të ketë stabilitet.

Ai gjithashtu përshëndeti një marrëveshje me BE-në për të hequr tarifat mbi eksportet e Ukrainës, duke thënë se Rusia dëshiron të krijojë kaos në tregjet globale, veçanërisht për ushqimin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë