Friday, April 19, 2024

Zelenski: Rusët kontrollojnë Luhanskun, por nuk do të japim territor

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski pranoi se forcat ruse kanë nën kontroll pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut, por tha se ukrainasit nuk janë të gashtëm të japin territorin e tyre.

Zelenski i kërkoi vendeve perëndimore që të vazhdojnë të mbështesin ushtarakisht Ukrainën, shkruan CNN.

Ai përsëriti thirrjen e tij që presidenti amerikan Joe Biden të vizitojë Kievin, duke thënë se kjo do të dërgonte një mesazh për Rusinë dhe botën.

Ndërsa, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Kievin se duhet të pranojë shpejt kushtet e Moskës ose të përgatitet për më të keqen, duke shtuar se Rusia e ka rifilluar operacionin  e saj ushtarak në vend.

Putin deklaroi se Rusia ishte e gatshme të ulej për bisedime për t’i dhënë fund luftimeve, duke thënë se “ata që refuzojnë ta bëjnë këtë duhet të dinë se sa më shumë të zgjasë, aq më e vështirë do të jetë për ta të bëjnë një marrëveshje me ne”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë