Thursday, March 28, 2024

Zelenski paralajmëron intensifikim të sulmeve nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka paralajmëruar se Rusia do të intensifikojë sulmet ndaj vendit të tij, teksa Kievi ka aplikuar për të qenë vend kandidat në Bashkimin Europian.

Vendet anëtare të unionit do të vendosin brenda kësaj jave në lidhje me këtë dhënien e statusit, pas rekomandimit pozitiv nga ana e Komisionit Europian, shkruan BBC.

Dhënia e statusit kandidat do të fillonte procesin e pranimit të Ukrainës në aleancë, ndonëse mund të dojë vite për t’u përfunduar.

Por Zelenski paralajmëroi se kjo mund të bëjë që Rusia të shtojë sulmet e saj.

Ai deklaroi se pret aktivitet më të madh armiqësor nga Moska, por u tha qytetarëve se forcat ukrainase po përgatiten dhe janë gati për çdo sulm.

Ukraina shpalli dëshirën e saj për t’u bashkuar me BE-në vetëm katër ditë pasi Rusia nisi sulmin e saj më 24 shkurt.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë