Friday, April 19, 2024

Zbulohet planeti i parë jashtë galaktikës tonë

Gati 5,000 “ekzoplanetë”, botë që rrotullohen rreth yjeve përtej Diellit tonë janë gjetur deri më tani, por të gjitha këto kanë qënë të vendosur brenda galaktikës Rruga e Qumështit.

Sipas BBC, planeti i mundshëm, i madh sa Saturni, u zbulua nga teleskopi me rreze X Chandra i NASA-s dhe është në galaktikën Messier 51. Ai është i vendosur rreth 28 milionë vite dritë larg nga Rruga e Qumështit. Ky rezultat i ri bazohet në një proces tranzit, ku kalimi i një planeti përpara një ylli bllokon një pjesë të dritës së yllit dhe jep një rënie karakteristike të shkëlqimit që mund të zbulohet nga teleskopët.

Kjo teknikë e përgjithshme tashmë është përdorur për të gjetur mijëra ekzoplanete. Ky binar përmban një vrimë të zezë ose yll neutron që rrotullohet rreth një ylli shoqërues me një masë rreth 20 herë më të madhe se Dielli. Një yll neutron është bërthama e shembur e asaj që dikur ka qenë një yll masiv.

Tranziti zgjati rreth tre orë, gjatë së cilës emetimi i rrezeve X u ul në zero. Bazuar në këtë dhe informacione të tjera, astronomët vlerësojnë se planeti kandidat do të jetë rreth madhësisë së Saturnit dhe do të rrotullohet rreth yllit neutron ose vrimës së zezë në rreth dyfishin e distancës së Saturnit nga Dielli.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë