Thursday, April 18, 2024

Zbulohen raste me Covid/ Kina mbyll në shtëpi më shumë se 1 milion banorë

Një qytet në Kinën qendrore ka hyrë në izolim për të frenuar përhapjen e Covid-19. Autoritetet lokale në Yuzhou kanë deklaruar se 1.2 milion banorët e qytetit do të mbyllen në shtëpitë e tyre pasi zbulimit të tre rasteve me Covid.

Mësohet se të tre rastet e zbuluara ishin asipmtomatikë dhe kjo ka bërë që autoritetet të marrin masa ekstreme.

Me përjashtim të shërbimeve thelbësore si supermarketet e farmacitë, të gjitha objektet publike duke përfshirë shkollat, transportin publik dhe qendrat tregtare kanë pezulluar funksionimin.

Por ata që janë në punë në sektorët thelbësor do duhet që të kenë një test negativ me vete, në të kundërt do të ndalohen.

Kina prej kohësh ka ulur shumë rastet e reja me Covid dhe vdekjet. Edhe pse ishte vendi nga ku mendohet se doli virusi, tashmë Kina duket se e ka lënë pas Covid-19.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë