Thursday, March 28, 2024

Zbulimi amerikan: Rusia mund të fabrikojë sulm fals nga Ukraina

Shtetet e Bashkuara kanë informacion që sinjalizon se Rusia ka hartuar një plan për të fabrikuar një sulm fals ushtarak nga Ukraina në territorin rus dhe do ta përdorë këtë si pretekst për të sulmuar Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se fabrikimi i një videoje për një sulm të tillë është një nga disa opsione që Kremlini po përgatit për t’i dhënë pretekstin për të pushtuar Ukrainën, tha zyrtari.

“Videoja do të publikohet për të vënë në dukje rrezikun ndaj sigurisë së Rusisë dhe për të mbështetur operacionet ushtarake”, tha zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonim, sipas të cilit kjo video nëse do të qarkullohet, mund t’i ofrojë Putinit shkëndijën që i duhet për të filluar dhe për të justifikuar operacionet ushtarake ndaj Ukrainës”, tha zyrtari.

Zyrtari tha se administrata e Presidentit Biden po i bën të ditura detajet e planeve të mundshme të Rusisë me qëllimin për ta dekurajuar Rusinë nga zbatimi i tyre.

Një zëdhënës i Kremlinit hodhi poshtë raportimet, sipas agjencisë së lajmeve TASS, duke thënë se gjëra të ngjashme ishin thënë edhe më parë, por nuk përbënin asgjë.

Moska ka mohuar akuzat në të kaluarën se po përpiqet të prodhojë një konflikt dhe thotë se nuk po planifikon një pushtim, por se mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara ushtarake nëse nuk plotësohen kërkesat e saj të sigurisë. Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgonin gati 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani, Kremlini akuzoi Uashingtonin se ka injoruar thirrjet e tij.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë