Friday, April 19, 2024

Yuri Kim e prerë: Parlamenti të votojë zgjatjen e mandatit të vettingut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonëYuri Kim, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Del Monaco. Ambasadorja shprehu mbështetejen e saj për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Ndër të tjera, Kim kërkon nga palët që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR.

“U takova me Ambasadorin e OSBE në Shqipëri Del Monaco sot për të diskutuar një sërë çështjesh. Ramë dakord që, në përputhje me rekomandimin e ONM-së, Parlamenti duhet të miratojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e vetingut. Gjithashtu jemi dakord që autoritetet dhe palët duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet”, shkruan ambasadorja Kim në rrjetin social, Twitter.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë