Friday, March 29, 2024

Xi Jinping mbron sundimin e Kinës në Hong Kong

Presidenti kinez, Xi Jinping ka mbrojtur modelin e Kinës ‘një shtet, dy sisteme’, me të cilën qeveriset Hong Kongu.

Sipas tij, ky model ka funksionuar në mbrojtjen e këtij shteti dhe duhet të vazhdojë të funksionojë për një kohë të gjatë, shkruan BBC.

“Për këtë lloj sistemi të mirë, nuk ka asnjë arsye për ta ndryshuar. Ai duhet të mbahet në një afat të gjatë,” tha Xi.

Xi Jinpig vizitoi Hong Kongun të premten teksa u shënua 25-vjetori i dorëzimit të këtij shtetit nga Britania e Madhe më 1 korrik të vitit 1997.

Ai emëroi si shefin e ri ekzekutiv të Hong Kongut, John Lee, një ish-oficer policie i njohur për pikëpamjet e tij pro Pekinit.

Britania e ktheu Hong Kongun nën sundimin kinez, me Pekinin që premtoi autonomi të gjerë, të drejta të pakufizuara individuale dhe pavarësi gjyqësore të paktën deri në vitin 2047.

Por në vitet e fundit Kina është kritikuar për rritjen e kontrollit të saj mbi Hong Kongun dhe miratimin e ligjeve dhe reformave që synojnë heqjen e fjalës së lirë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë